I tërë qyteti i Podujevës po ushëton nga zhurma e gjeneratorëve, të cilat janë ndezur për të siguruar furnizim me energji elektrike, pas reduktimeve të ashpëra me të cilat po përballet i gjithë vendi.
Këto reduktime të ashpëra të energjisë elektrike edhe në Komunën e Podujevës tash e disa ditë po zgjasin me orë të tëra.
Qytetarët llapjanë e kanë quajtur këtë gjendje të padurueshme, ku sipas tyre reduktimet e ashpëra po i pengojnë gjatë punës së tyre, sidomos biznese të caktuara, dhe kanë kërkuar që sa më shpejtë t’i bëjnë një zgjidhje këtij problem.
Në anën tjetër KEDS-i përmes një komunikate për media ka shfajësuar veten për këtë gjendje dhe këtë e arsyeton me problemet e prodhimit vendor.
Edhe pse ata kanë thënë se kjo gjendje do të përmirësohet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, edhe reduktimet disa orëshe akoma po vazhdojnë./Llapi.info