Në Komunën e Podujevës ka kohë që ka filluar vendosja e shenjave të trafikut, raporton Llapi.info.

Mirëpo, të njëjtat po vendosen shkel e shko. E kjo edhe rrit rrezikun për aksidente të mundshme, teksa qytetarët edhe mund të pësojnë.

Shenjat janë vendosur krejtësisht në kundërshtim me njëra-tjetrën nëpër shumë rrugë të qytetit, gjersa të tilla janë vendosur edhe nëpër udhëkryqe, e kjo veçse rrit akoma rrezikun për aksidente.

Shumë instruktorë dhe ekspertë të komunikacionit e kanë thënë haptas se vendosja e tillë s’e përcakton në rregull rrjedhjen e komunikacionit.

Në kryqëzime të rrugëve në këtë Komunë janë të vendosura dy shenja krejt të kundërta. Një thotë të vazhdohet lëvizja me kujdes të shtuar (trekëndësh), e tjetra si ndalje e obliguar (stop). Me këtë nuk mund të nënkuptohet edhe vazhdimi i lëvizjes dhe ndalja e obligueshme.

Siç shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Llapi.info, të dyja janë të vendosura në një shtyllë dhe në të njëjtin drejtim, në pjesë të cilat janë mjaft të frekuentuara.

Madje, për këtë ka raportuar javë më parë edhe Llapi.info, por që s’është ndërmarrë ndonjë gjë nga organet komunale.

Së fundi ka reaguar edhe eksperti i komunikacionit, Faton Bunjaku, i cili e ka quajtur këtë nënçmim për llapjanët.

“Kjo është me ta fy inteligjencën. Edhe sa do te vazhdoj vendosja e shenja te trafikut pa kurrfarë kriteri, joprofesionalizëm”, ka shkruar ndër të tjerash ai./Llapi.info

Llapi nuk e meriton kete nënçmim!!!Kjo eshte me ta fy intelegjencën…. TURP.Edhe sa do te vazhdoj vendosja e shenja…

Gepostet von Faton Bunjaku am Mittwoch, 25. Dezember 2019