Disa fshatra të Podujevës sot do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 7 orë njofton KEDS, përcjell Llapi.info.

Fshatrat që do të mbesin pa furnizim me energji elektrike janë: Obrança, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi dhe Pakashtica.

Përpos këtyre KEDS-i njofton Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Surkishi, Balloci, Lladoci, Sfeqla, Dumoshi, Shjakoci, Surdulli, Herticë, Drazhnje, Rakinicë dhe Turiçicë.

Shkyqet do të bëhen prej orës 13:30 deri në orën 20:30.

Sipas KEDS-it kjo ndërprerje bëhet për shkak të ndërrimit të shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe përquesve./Llapi.info