Screenshot

Për sot është paralajmëruar asfaltimi i dy pjesëve në magjistralen Podujevë – Prishtinë.

Edhe pse gjatësia e asfaltimit nuk do të jetë e madhe – do të tentojë që ta zbus sado pak tmerrin që po e përjetojnë shoferët në këtë magjistrale.

Para disa ditësh u asfaltua një pjesë e vogël e rrugës, derisa shoferët po ankohen për mosdinamikë të duhur të punimeve.

Kolonat e gjata, pluhuri dhe rreziku në magjistralen Podujevë – Prishtinë janë bërë shqetësim i përditshëm.

Derisa, nga ministria e Infrastrukturës po zotohen se punimet do të përfundojnë në fund të këtij viti.

/Llapi.info/