Edhe ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 38°C.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Kujdes nga rreziku i dehidrimit dhe goditjes së nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.