KF. ”Llapi” ka arritur të fitoj edhe tre pikë më shumë si musafir në ndeshjen që ka zhvilluar sot kundër KF. “2 Korriku”. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:3 në favor të KF.”Llapi”.

Ndeshja është zhvilluar për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, ku KF. “Llapi” prinë në tabelë me 50 pikë, derisa KF. “2 Korriku”, gjendet në pozitën e tetë me 26 pikë.

Golat për KF. “Llapi” i shënuan Alban Mavriqi, Getoar Dragusha dhe Mergim Boshnjaku. /Llapi.info