KF. “Llapi” ka arritur të fitoj edhe tre pikë më shumë të vlefshme për rrugën drejt Supërligës së Kosovës. Ai në ndeshjen kundër KF. “Dukagjini” shënoi fitore me rezultat 3 me 1.

Golashënuesit për ekipin llapjanë ishin: Arbër Selmanaj me dy gola në pjesën e parë dhe Lum Namani me një golë në pjesën e dytë.

Pas kësaj ndeshje KF. “Llapi” ka 57 pikë, derisa, KF. “Dukagjini” mbetet me 29 pikë.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin e KF. “Keku”, për shkak të fushës jo të mirë të KF. “Llapi”, të paktën kështu ka thënë trajneri i këtij klubi, Tahir Batatina./Llapi.info