Shefi i shërbimit në Klinikën e Kardiologjisë, nuk do të jetë më dr. Edmond Haliti. Ai është pezulluar nga QKUK-ja nga kjo detyrë.
Ndaj Halitit ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës nga neni 218, lidhur me nenin 31 të Kodit penal 06/L-074 te Republikës së Kosovës.
Haliti nuk do të jetë pjesë për një kohë në Shërbimin elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë të QKUK-së.
Gjatë kohës së pezullimit te përkohshëm nga puna i punësuari përfiton 50% te pagës së plotë.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.
“Bazuar në Ligjin për shërbyes publikë, doktori në fjalë është pezulluar nga detyra e u.d. i shefit të shërbimit të elektrofiziologjisë! Sa i përket ish-drejtorit të klinikës, ai pati paraqitur dorëheqjen nga pozita! Ndërkohë QKUK, do të kërkojë interpretim nga DMZP-ja, në raste të tilla, a kanë të drejtë të punojnë si mjek specialist në klinikë”.