Kosova ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Irlandën e Veriut.

Ylli i dardanëve Edon Zhegrova nuk do të mund ta ndihmojë ekipin në dy ndeshjet e radhës kjo pas lëndimit që pësoi në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën.

“Pësova lëndim dhe nuk do jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e mbetura, ndihem keq për këtë, isha i emocionuar për këtë ndeshje, por ky është futbolli. I uroj bashkëlojtarëve fitore në dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë mbështetësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në një postim në Instagram.

Kosova sonte nga ora 20:45 do të zhvillojë sfidën ndaj Irlandës Veriore, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.