Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, për të cilën thotë se shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin e Kosovës, raporton Llapi.info.
Hyseni shton se sulmet e NATO-s ndaj caqeve policore dhe ushtarake të Serbisë, ishin dëshmi që përpjekjet tona për liri ishin të drejta.
Shkrimi i plotë nga Ekrem Hyseni:
24 marsi i vitit 1999 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë.
Sulmet e aleancës së bashkuar ndaj forcave ushtarake e policore serbe, përveç që vërtetuan se përpjekjet tona për liri ishin të drejta, dëshmuan se populli që lufton në të drejtën e tij, ngadhnjen përherë, ndaj secilit agresorë.
Mirënjohës ndaj forcave të NATO-s të cilat me intervenimin e domosdoshëm ushtarak i dhanë fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës që po zhvillohej nga agresori serb.