Kryetari i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka uruar klubin llapjan për fitoren e shënuar në finalen e Kupës së Kosovës, raporton Llapi.info.
“LLAPI KRENARIA E QYTETIT .Urime dhe përgëzime për punën e madhe dhe suksesin e jashtëzakonshëm kryetrajnerit tonë, Tahir Batatina, djelmoshave tanë për një sezonë të suksesshme dhe tifozërisë së mrekullueshme “Legjendat” për mbështetje dinjitoze gjatë gjithë kohës! Urime qytetarëve të Llapit!”, ka shkruar Hyseni.
Llapi është kampion i kupës së Kosovës për të dytën herë rresht./Llapi.info