Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë homazhe pranë shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Në shkrimin e tij, Hyseni tha se Rugova gjithë jetën punoi për paqe.

Shkrimi i plotë:

Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi Lideri i Paqes, Prijësi ynë, Arkitekti i Republikës, Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithë jetën e tij punoi për paqe. E me paqe e durim punoi fort në politikë, ndërtoi Rezistencën Aktive Paqësore, përmes së cilës arriti ta ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës.

Me një politikë të urtë e të mençur, ndërtoi miqësi gjithandej botës, të cilat e kuptuan qartë dhe e mbështetën plotësisht në rrugëtimin drejt lirisë.

Me sinqeritet, urti, besnikëri e durim arriti t’i prijë vendit në ditët më të vështira dhe t’i jap rrugën e drejtë e të duhur.

Si i tillë, Ati themeltar i Kosovës së lirë, të pavarur e demokratike do të kujtohet përherë.