Para disa javësh kemi publikuar një artikull ‘Çka po ndodhë me Hotel Besianen, pritet të rrënohet’?

Pyetje të shumëta kanë arritur në redaksinë e Llapi.info prej të cilave kanë qenë se sa është e vertetë? A është e vërtetë që është ndërruar menaxhmeti? A është e vërtetë që tani ‘Besiana’ është pjesë e ‘Malesia Group’? A është e vërtetë që është planifikuar një projekt i ri?
Ky interesim edhe na ka shtyrë që të kërkojmë disa përgjigjje.

Sipas burimeve që ka siguruar Llapi.info, hoteli ‘Besiana’ tanimë ka aranzhuar per vitin 2017 një numër bukur të madh për ahengje qofshin ato dasma, fejesa apo ahengje tjera familjare.

Ani pse interesimi i klienteve po vazhdon te rritet në restaurantin ditorë, ahengje të ndryshme familjare dhe rezervimeve të dhomave, ne prap nuk u ndalëm deri në marrjën e një përgjigjjeje.

Për të mësuar se sa i vërtetë është lajmi për rrënimin e Hotelit, stafi i Llapi.info ka insistuar të jetë në kontakt me menaxhmentin e Besianes ku si përgjigjje kemi marrë “Po bëhën përgatitje për projektin e ri të objektit të Hotel Besianes”.