Më 11 korrik do të luhet ndeshja e parë kualifikuese ndërkombëtare mes Llapit dhe ekipit të Wisla Krakow, shkruan Llapi.info.
Kjo ndeshje do të transmetohet ekskluzivisht nga Radio Televizioni i Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga RTK.
Derisa, ndeshja kthyese mes këtyre ekipeve do të luhet më 18 korrik.
Kjo është përballja e parë e llapjanëve për kualifikim në Europa Ligë për vitin e ardhshëm.
/Llapi.info/