Është liruar sot ish- kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga rradhët e AAK-së, Ismet Abduhallu. Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka konfirmuar Lutfi Rexhepi, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Podujevë.

“Ismet Abdullahu me vendim të gjykatës është liruar sot. Ai tani gjendet pranë familjes së tij”, ka thënë Rexhepi.

Ish- kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga rradhët e AAK-së, Ismet Abduhallu, ishte arrestuar të martën, për shkak të një konfliti të rastit, siç ka thënë Lutfi Rexhepi.

“Ende nuk ka diçka zyrtare, por deri te arrestimi ka ardhur për shkak të një konfiliti të rastit. Dy persona kanë tentuar të rrahin një grua me një fëmijë. Ismeti ka qenë atu afër dhe ka ndërhyrë ne mesin e atyre, duke shtënë me armë zjarri. Ai tani është në polici dhe nuk dim diçka më shumë”, ka thënë Rexhepi të martën pas arrestimit të Abdullahut për portalin “Llapi.info”./Llapi.info