Ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, mori vendim për t’i liruar nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm, raporton Llapi.info
E ky vendim duket se i ka konvenuar degës së kësaj partie në Llap. Kjo pasi që sipas burimeve të Llapi.info, vendin e tashmë të liruarit Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do ta zë një anëtar i PDK-së nga Podujeva.
Sipas burimeve, emërimi i një llapjani në krye të kësaj Ministrie do të bëhet ditëve në vijim, me ç’ rast atë do ta ‘kurorëzojë’ i pari i kësaj partie, Kadri Veseli.
Ndërkohë, që nga themelimi i PDK-së, asnjë anëtar i kësaj partie nga kjo degë nuk ka qenë udhëheqës i ndonjë ministrie./Llapi.info