Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se motivi i vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës dyshohet të jetë i lidhur me detyrën e tij zyrtare.
Hetimet paraprake tregojnë se viktima kishte qenë duke mbledhur informacione për një grup të njohur si “Vëllazëria Myslimane”, i cili, sipas burimeve hetimore, dyshohet se përfshin elemente ekstremiste fetare.
Sipas grupit hetimor të rastit, për shkak të kësaj veprimtarie zyrtare, dyshohet se rreshteri është vrarë, megjithëse autoritetet theksojnë se është ende herët për të konfirmuar përfundimisht motivin.
“Ndoshta është herët me fol për rrethanat dhe motivin, por deri më tani, për këtë motiv dyshohet”, theksoi në nje burim i Sinjalit në Prokurori, që po merren me rastin.