Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka njoftuar për një defekt serioz teknik në termocentralin “Kosova A”.

Shala ka thënë se sot në mëngjes ka eksploduar kazani në termocentral dhe se vendi mund të futet në krizë energjetike.

”Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në termocentralin “Kosova A”, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”, shkruan Shala në njoftim.