Komuna e Podujevës do të organizojë festë për ditën e clirimit të qytetit.
Të mërkurën me 19 qershor në sheshin e qytetit, do të performojë ekipi i mirënjohur “Elita 5”.
Koncerti do të nis në ora 21:00 dhe ftohen të gjithë banorët e Podujevës që të festojnë së bashku.
Mëposhtë mund ta shihni njoftimin e lëshuar nga Komuna e Podujevës:
📢ELITA 5 vjen me spektakël më 19 Qershor – Ditën e Çlirimit të Podujevës
Më 19 Qershor, në orën 21:00, grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, Elita 5, do të ngjitet në skenën e sheshit të qytetit për një koncert që do të mbetet në histori! 🎶🎤🎹
Ky koncert organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ku do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite nën qiellin e hapur të sheshit “Katër Dëshmorët” 🌃
Ejani të festojmë së bashku me Elita 5 dhe të përjetojmë magjinë e muzikës që na bashkon të gjithëve! 🥳🍾💃