Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire janë me të vërtetë të jashtëzakonshme
Përbërësit:
3 ftonj
⦁ gjysmë gote uji sheqer
⦁ 1 copë kanellë
⦁ 5 copë karafil
⦁ 1 limon
⦁ 1 gotë e gjysmë ujë
⦁ 3 lugë gjelle kajmak ose krem
Përgatitja:
Fillimisht një enë të thellë e mbushim me ujë dhe e shtrydhim limonin.
Ftonjtë i ndajmë në gjysmë, u heqim farat dhe i qërojmë. Farat i ndajmë më një anë sepse do t’i përdorim gjatë gatimit për t’i dhënë ngjyrë ëmbëlsirës.
Që ftonjtë e qëruar të mos nxihet i lëmë të qëndrojnë të gjithë në ujin me limon. Pasi i kemi përgatitur, i vendosim ftonjtë në një tenxhere në mënyrë që pjesa e mesme e farave të jetë e kthyer sipër.
Tani në tenxhere hedhim kanellën, karafilat dhe farat dhe mbi ftonj shtojmë sheqerin në mënyrë të barabartë.