Samir Shahini do të jetë drejtor i ri i Arsimit, në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Rama njoftoi se Shahini ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative.

“Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore. Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet”, shkroi Rama.

Shahini do të jetë pasardhës i Jehona Lushaku-Sadriut në këtë drejtori, pasi kjo e fundit siguroi mandatin e deputetes në Kuvend, në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky është njoftimi i plotë i Përparim Ramës:

Samir Shahini është emëruar Drejtor i ri i Arsimit në Kryeqytet!

Ai ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative. Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore.

Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet.

Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor.