Një emigrant malian i cili po njihet tashmë si një hero pasi shpëtoi një vogëlush të varur nga ballkoni në Paris, tani do të bëhet shtetas francez.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes llogarisë së tij në facebook, ndërsa ka treguar se emigranti Mamoudou Gassama gjendej në një vizitë tek ai në Pallatin e Elysee, transmeton Klan Kosova.
Presidenti Macron falënderoi personalisht Gassaman duke i dhënë atij një medalje për guximin dhe tha se do të bëhej gjithashtu një zjarrfikës.
Mamoudou Gassama mori lëvdata gjithandej globit pas aktit të ngjitjes jashtë ndërtesës për të shpëtuar katërvjeçarin për të cilin dukej si një Spiderman!