Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.
Djaloshi Kron Berisha, tashmë do të udhëtoj me prindërit drejt Suedisë, shkruan Jepi zë.
Ai njihej si një nxënës shembullor, i cili të njëjtën kohë po vijonte mësim edhe në shkollën e muzikës.
Ndërkaq, ai u përshëndet me shokët e shoqet, dhe për t’i kujtuar, ua shkruajti emrat në çantën e tij.
Të gjithë ata bashkë me mësuesen, e përcjellën Kronin duke i uruar shëndet dhe suksese.