Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, gjatë ditës së sotshme, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave, raporton Koha Ditore.

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.