Pakoja e dyshimtë e cila është hasur në Spitalin e Pejës është duke u verifikuar.

Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ndërsa tha për klankosova.tv se Njësitë e Hetimeve kanë pranuar një informacion nga sigurimi i spitalit për një element dyshues.

”Dikush ka lënë një qese afër hyrjes së kuzhinës së Spitalit, brenda saj ka një plastikë por ende nuk është verifikuar se çka mund të jetë” ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës urdhëroi evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë.