Pavarësisht faktit se Llapi vazhdoi sot me 13 futbollistë, këtë nuk e bëri edhe me njërin nga sulmusit më të mirë në vend, Enis Zabërgja.
Vet futbollisti ka treguar se më nuk do të jetë pjesë e klubit.
“Falënderoj Llapin, tifozët e këtij klubi, trajnerin Tahir Batatina dhe drejtorin, Nexhat Dumnica për korrektësinë ndaj meje. Unë nuk do të jem pjesë e LLapit në edicionin e ri, por i dëshiroj çdo të mirë klubit”, ka shkruar Zabërgja në “Facebook”, përcjell Llapi.info.
Zabërgja po pret oferta të reja.