Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë shumicën në Kuvend në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe të qeverisë e vetme pa koalicion,Kjo bëri që partitë e ‘vjetra’ LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja të mbeten në opozitë.E opozita në këto momente po shihet si shumë e dobsuar nga humbja e marrë në zgjedhje.
Kështu po thotë profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi.Kelmendi në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se opozita ndodhet në një situatë të rëndë pasi vjen nga një kohë e gjatë që ka qëndru në pozitë dhe i duhet koncetrim për rimarrë veten dhe përcaktuar detyrat.“Opozita e ka rëndë.
Ajo ka kaluar nga koha e gjatë në pozite dhe më tej në opozitë dhe tash i duhet punë dhe koncentrim i focave në drejtim të marrjen se vetvetes dhe të percaktimit të detyrave.Kjo punë kërkon kohë. Opozita është dobesuar dukshem. Votat kane ikur dhe ka edhe deputet që po ikin.Kjo duhet të menaxhohet. E deri në këtë kohë nuk ka mundësi të jetë një opozitë e fortë dhe konstruktive.Opozita ka punë me radhet e veta”
Tutje Kelmendi thotë se PDK-ja në këto momente ka nevojë të ndryshojë kryetarin pasi i njëjti nuk e ka vendin aty.
“PDK është dobësuar dhe me kryetarin që ka tani nuk mund të ecë përpara.Ai është njeri që nuk e ka vendin aty. Nuk është për udhëheqje të kesaj partie”Tutje Kelmedni thekson se edhe LDK-ja dhe AAK-ja kanë nevojë për ndryshime.
“LDK ka rënë dhe ka pune në riorganizim të radhëve dhe ne rikthimin e besimit qe kishin.Edhe AAK ka veshtirësi në riorganizim dhe në perzgjedhjen e njerëze per parti.Këto fakte ndikojnë negativisht në detyrën e opozitës. Kjo edhe për faktin se pozita ka numra mjaftë dhe ka mundësi pa e konsulltuar fare opoziten të marrë vendime”Pas konstituimit të Kuvendit, LVV-ja arriti të zgjedhë edhe Presidentin duke bërë të mundur formimin e të gjitha institucioneve në vend.Aktualisht LVV-ja ka në Grupin e saj Parlamentar 58 deputetë duke arritur të formojë e vetme shumicën parlamentare.