Lojtarët e kombëtares së Serbisë kanë mbërritur sot në Augsburg, ku do të akomodohen para ndeshjes së parë me Anglinë në Euro2024.

Një “mikpritje” atyre ua bën edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

Para hotelit ku po qëndron kombëtarja serbe, dy të rinjë shqiptarë po lëviznin me një makinë “BMW”, në të cilën po dëgjonin muzikë me zë të lartë.

Ata ishin duke dëguar këngën e famshme “O moj Serbi”.

Mediave serbe siç duket iu pengoi kjo dhe incizuan momentin dhe publikuan atë.

Ja pamjet: