Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Remzi Ademi’ në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i ndjeri kishte ardhur ditë më parë në pushime në Kosovë dhe jetonte i vetëm këtu, pasi që familjarët i kishte në Angli, teksa ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan vdekjen e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalë krim teknika dhe hetuesi i Mjekësisë Ligjore, ku trupi i pajetë i 60-vjeçarit dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.