Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se “ndarësit e drejtësisë në botë vetëm se mashtrojnë njerëzimin”, raporton Anadolu Agency (AA).

“A ka drejtësi në Arakan, Libi, Palestinë dhe në Kuds?”, tha Erdoğan.

I pari i shtetit turk më tej shtoi se bota është më e madhe se pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

“struktura që pretendon se bota nuk është më e madhe se pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ku e gjithë bota ia lë marrjen e vendimeve një vendi, nuk mund të jetë e drejtë”.