Moti i ftohtë dhe erërat e fuqishme që kanë kapluar Kosovën, kanë bërë që në shumë pjesë të vendit të shkaktohen dëme, shkruan Llapi.info

Edhe në Podujevë, nga moti i ligë disa pjesë kanë pasur probleme me energji elektrike. Ndërsa, në fshatin Surkish ka pasur këputje të përçuesit elektrik. Përkundër kësaj, ndërprerje të energjisë elektrike nuk ka pasur të shumta.

Sipas të dhënave të Qendrës Emergjente, në fshatin Llapashticë erërat kanë shkaktuar zjarr në një shtëpi.

Gjendje më e rëndë është nëpër fshatrat e kësaj Komune. Sipas banorëve, në Balloc nga stuhia nuk kanë mbetur pa u prekur as serrat, shtylla elektrike e rrethoja të shtëpive.

Në ndërkohë, sipas parashikuesve të motit, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të jenë deri të mërkurën./Llapi.info