Sulmuesi Ermal Krasniqi tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e Llapit. Talenti, i cili në një moshë të re ka arritur të realizoj 31 gola për një edicion, do jetë një freski për sulmin e ekipit.
Ermal Krasniqi, 19 vjeç, i lindur më 07.09.1998 luan si sulmues i krahut. Ai ishte pjesë e Feronikelit, ku është aktivizuar me skuadrën e të rinjve, ndërsa sezonin e fundit për Ujëvarën e Malishevës, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Ermali është pjesë e ekipit nga fillimi i përgatitjeve, ku ka realizuar edhe 4 gola gjatë ndeshjeve kontrolluese dhe ka bindur drejtuesit e klubit të nënshkruajnë me të si një lojtar mjaft produktiv dhe premtues për sulmin e skuadrës.