Zejnije Behrami nga Mitrovica është gjetur pas 7 ditësh në Leposaviq. 49-vjeçarja është gjetur sot, njoftojnë familjarët e saj
Metro ka mësuar se ajo tani po mbahet në stacionin policor në Veri, të afërmit dhe familja e saj kishin kërkuar ndihmë para 7 ditëve për ta gjetur dhe për ta kthyer në shtëpi atë.
Siç mëson Metro 49-vjeçarja kishte probleme mendore dhe ishte zhdukur nga qendra për kujdes të personave me aftësi të kufizuara.
Behrami, e lindur më 20 shtator 1969, së fundi ka qenë në spitalin e sëmundjeve mendore në Bair./gazetametro