Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka fyer presidenten e vendit Vjosa Osmani
Kastrati edhe pse nuk ka përmendur emrin e presidentes Osmani, por me fjalë të Faik Konicës e ka fyer atë dhe bullizuar për peshë, duke shkruar “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.
Postimi i Kastratit:
Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës.
Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.