Gjatë vikendit, imami i Sanxhakut Mevludin Duldiq, zgjoi interesim të madh me deklaratën e tij duke thënë se “ne nuk jemi shqiptarë, jemi myslimanë”.

Kjo temë u trajtua edhe në Kosova Today në Klan Kosova me panelistët, Avni Çakmaku, Zanë Mali si dhe me historianin Gjon Keka.

Aty u zhvillua një debat i ashpër mes palëve, në lidhje me temën e Islamit dhe shqiptarëve.

Për një moment edhe debat eskaloi paksa ku gjatë trajtimit të temës njëra prej pjesëmarrësve tha se gratë me mbulesë (ferexhe) duken si thes i bërrllogut.

“Si majmuna, ata nuk duken si njerëz hiç për mua”, tha ajo.