Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i është kundërpërgjigur liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha se për të nuk ia vlen të merret me deklarata as të Avdylit e as të Abazit.

Në një postim në Facebook, Abazi i është referuar Mustafës si i “çmendur”.


“Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit. Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet”, ka shkruar ai.