ETC në Podujevë në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës- dega në Podujevë ka shpërndarë sot 50 pako ushqimore për familjet në nevojë, njofton Llapi.info. Këto pako u shpërndanë në hapësirat e ETC-së.
Familjet janë përzgjedhur nga BIK-u në Podujevë dhe lista e këtyre familjeve i është dorzuar ETC-së të cilët pastaj në bazë të asaj liste i shpërndanë pakot.
Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur përfaqësuesi i ETC-së, Mustafë Haziri, i cili tha se ETC çdo vit u del në ndihmë familjeve skamnore.
“ETC-ja si vazhdimisht ka shprehë dëshirën që edhe kësaj here të shpërndajë 50 pako për skamnorët përmes Bashkësisë Islame të Podujevës, të cilët kanë përzgjedhur 50 familje dhe na kanë dërguar listën e tyre”- tha ndër të tjera Haziri.
Përkundër faktit që të përzgjedhurit fillimisht ishin njoftuar përmes telefonit se do t’u dhurohet këto pako ushqimore, të pranishëm gjatë shpërndarjes ishin edhe persona të tjerë nevojtarë të cilët kërkonin që t’u jepej edhe atyre një pako e tillë. Mirëpo shpërndarja e pakove përfundoi sipas listës së Bashkësisë Islame në Podujevë./Llapi.info