Hendbollisti i klubit Llapi, Etnik Bajoku është ftuar që të luajë për kombëtaren e Kosovës U20, shkruan Llapi.info.

Ai është përzgjedhur në listën finale të të ftuarve për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.

Evropiani i Divizionit B në Prishtinë mbahet prej 13 deri më 21 korrik.

Njoftimi i plotë:

📢Shpallet lista finale e Kombëtares U20🇽🇰

👉Shtabi teknik i Kombëtares U20 të Kosovës 🇽🇰 në hendboll, që udhëhiqet nga selektori Bujar Qerimi, ka publikuar listën finale të lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian që mbahet në Prishtinë.🤾‍♂️

🇽🇰Kombëtarja U20 ka disa javë që është grumbulluar, por në përbërje më të zgjeruar. Dhe tani është publikuar lista finale për Evropian.

🤾‍♂️Hendbollistët e Kosovës U20 grumbullohen të martën në Prishtinë. I kanë edhe disa ditë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e parë.

Evropiani i Divizionit B në Prishtinë mbahet prej 13 deri më 21 korrik.

🗓️Të shtunën prej orës 19:15, Kombëtarja e Kosovës luan ndaj Bullgarisë 🇧🇬 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.