Fabrika e biberit “Besiana” ka nënshkruar kontratë me Qendrën grumbulluese “Agrocelina” për kultivimin e specit të kuq të varietetit “Besiana” në sipërfaqe prej 50 hektarësh, njofton Llapi.info.
Sipas një njoftimi të bërë nga fabrika e biberit “Besiana” thuhet se fermerët më të mirë do të kontraktohen për prodhimin e këtij speci. Sipas tyre, kontraktimi I fermerëve po bëhet që disa vite dhe është një ri-freskim i traditësn 90 vjeçare të kompanisë “Besiana” nga Podujeva.
“Besiana” ka uruar fermerët që tu ecin punët mbarë përderisa ka porositur konsumatorët që të konsumojnë prodhime vendore./Llapi.info/