Publikimi i listave të Veteranëve të Luftës ka lënë shumë njerëz të pakënaqur.
Fadil Mulliqi, përfqësues i Veteranëve të Luftës në Zonën e Llapit, tha për llapi.info se të gjithë jami të pakënaqur.
“Ne si shoqatë e Veteranëve të Luftës në Zonën e Llapit kemi marr shumë ankesa nga mijëra njerëz të cilët janë ndarë të pakënaqur me publikimin e listave për statusin e Veteranit të Luftës. Mirëpo, ne vetëm i orientojm se çka duhet bërë, nuk mund ti shqyrtojmë ankesat, sepse këto duhet të drejtohen në qeveri dhe ajo merret me shqyrtimin e tyre”, ka thënë Mulliqi.
Ai theksoi se ende nuk mund të marrin një qëndrim për pa i analizuar në hollësi të gjitha listat. “Ende nuk i kemi analizuar të gjitha listat e publikuara. Posa të i analizojm do dalim me një qëndrim. Të gjithë këta njerëz që po ankohen kanë arsye sepse listat dukshëm janë të fryera”, ka shtuar Mulliqi.
Afati për ankesa është një muaj ditë pasi të jenë publikuar listat./llapi.info