Janë shpeshtuar vjedhjet e rënda në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Rasti i fundit i cili ka ndodhur, vjen nga shtëpia e Faik Zeqirit nga Halabaku i Podujevës.
Hajdutët i shkatërruan gjithçka çfarë ai investoi për tridhjetë vjet, kur ai nuk ndodhej në shtëpi.
Zeqiri tregon për TVDukagjinin se hajdutët i hynë në shtëpi përmes çatisë së shtëpisë.
“Këtu i kanë hjek edhe kanë hyrë, shikoni ku kanë shkelur murit, pastaj në tavolinë edhe taj kanë hy edhe kanë shkatërruar krejt. Një motor të druve, brisalicë, çka mos kanë marrë, qe tridhjetë vjet çka kem pru këtu i kanë marrë” ka thënë ai.
Por, Faiki ka dyshime se kjo vjedhje është bërë nga rrethi i këtij fshati.
Ndërsa, Policia në fshatin Orllan nuk kanë mundur të japin detaje nga kjo vjedhje.
Zyra e Ankesave 21.05.2018
Publiée par RTV Dukagjini sur dimanche 20 mai 2018