Me ndërmjetësimin e Kryeimamit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Muhamet Demiri, familja Bllaca nga Podujeva ka falur gjakun e personit të kësaj familje i cili ndërroi jetë ditë më parë pasi u godit nga vetura të cilën po e voziste një familjar i familjes Musliu, njofton llapi.info

Falja e gjakut është bërë në objektin e Xhamisë së Madhe në Podujevë.

Llapi.info ditë më parë kishte raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Podujevë- Merdarë, ku një vetur kishte goditur dy këmbësor, me ç’rast një person i moshës 70- vjeçare kishte gjetur vdekjen e menjëhershme,  derisa personi tjetër 65-vjeçar kishte marrë lëndime të rënsa trupore./llapi.info