Xhamia e madhe e qytetit të Podujevës “Met Podjeva” ka njoftuar Namazi i Fiter Bajramit nesër do të falet nga ora 05:37 minuta në këtë xhami, njofton Llapi.info.
Para faljes së Bajramit, nga ora 4:20 do të falet Namazi i Sabahut, ndërsa nga ora 04:45-04:00 do të këndohen ilahi nga kori i xhamisë dhe myezini Fahredin Jashari nga ora 05:00-05:30.
Pas përfundimit të ilahive, imami i Xhamisë Mulla Idriz Bilalli do të mbajë ligjëratë nga ora 05:30 deri në ora 05:37 kur do të bëhet Njeti për faljen e Fiter Bajramit.