Familjes së Agim Rashitit nga Podujeva sot iu dhuruan çelësat e shtëpisë së re, njofton Llapi.info
Kjo është bërë e ditur nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” ku përmes donatorëve të ndryshëm kanë arritur të ndërtojnë shtëpinë për familjen Rashiti 7 anëtarëshe.
“Familja 7 anetareshe e Agim Rashiti nga Podujeva u be me shtepi te re. Heren e pare rrefimin e tyre te jeteses na e treguan me lote ne sy. Kesaj rradhe na priten me buzëqeshje. Ne gezimin e kesaj familje bashke me ne ishte edhe aktori dhe humoristi Plumb Emini ( Rahim Struja )”, thuhet ndër tjera në njoftimin e kësaj shoqate.
Kujtojmë, ditë më parë edhe dy familje tjera nga Podujeva janë bërë me shtëpi të reja./Llapi.info