Familja tetë anëtarëshe e Florim Asllanit në Podujevë, do t’iu ndërtohet shtëpia e re, njofton Llapi.info
Familja Asllani deri më tani jeton në një shtëpi të një shtetasi serb, e cila tashmë është blerë nga një banor i cili i ka kërkuar ta lirojnë shtëpinë.
Lajmin se do të bëhen me shtëpi e ka bërë të ditur imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu përmes një postimi në Facebook.
Lajm i mirë. Edhe një shtëpi e re po niset së ndërtuari në Letanc të Podujevës.
Për familjen Asllani që i njoftova xhematin në ditën e bajramit se së shpejti do ti gëzojmë me shtëpi të re sot erdhi lajm i mirë kur më thirri në tel. H.Pushkolli dhe më tha hoxhë unë me vllaznillak e shoqëri duam t’ja ndërtojmë shtëpinë familjes Asllani. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që po kujdesen për skamnorët dhe jetimët. Familja Asllani 8 antarshe me vite është duke jetuar në një shtëpi të braktisur nga serbët në Podujevë afër fabrikës së bllokave në kushte shumë të vështira por tani pasi janë bërë para ca muajve me truall në Letanc po bëhen inshaAllah edhe më shtëpi të re” ka shkruar ai.
Kujtojmë, Llapi.info muaj më parë pati raportuar për hallin dhe gjendjen e vështirë të familjes së Florim Asllanit.
Lexo edhe: Familja Asllani nga Podujeva rrezikon të mbetet në rrugë