Në stallën që deri para dy muajve ishte plot bagëti ka mbetur vetëm një lopë. 18 krerët tjerë që posedonte familja Hajzeri nga Podujeva, i shitën në përpjekje për të siguruar paratë për shërimin e të birit i cili vuan nga leukemia.

20 vjecari, Baki Hajzeri ndodhet në Gjermani ku po pret për transplantim e palcës kockore për të cilin shërbim gjermanët i kërkuan 260 mijë euro, njofton Klan Kosova.

E meqë familja ende nuk ka arritur të mbledh këtë shumë, ata e paralajmëruan pacientin se do ta kthejnë në Kosovë.

Babai i Bakiut i cili të hënën ishte për të kërkuar ndihmë te Ministria e Shëndetësisë tha se djali i tij e ka përjetuar rëndë vërejtjen e gjermanëve.

Sipas tij, ministria e shëndetësisë i ka ndihmuar me 30 mijë euro, ndonëse kishte premtuar më shumë.