Një familje nga Gjilani pas qëndrimit 12 vjeçar në Gjermani është dëbuar sot në ora 3 të mëngjesit.
Familja Kryeziu, pesë anëtarësh është dëbuar me dhunë, ani pse që 12 vjet ka qëndruar dhe punuar në Gjermani.
Një familjar i tyre për Indeksonline ka thënë se edhe pse familja ka qëndruar kaq gjatë në Gjermani dhe ka paguar tatimet,nuk i kanë fituar dokumentet për qëndrim në këtë shtet.
Ata pritët që sot të kthehen në Kosovë në ora 15:00.
Familja 5-anëtarësh përbëhet nga qifti bashkëshortor dhe tre fëmijët.