Një vajzë 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj të vogël pas një aksidenti automobilistik ku humbën jetën prindërit e tyre. Familja po udhëtonte me një mjet tip Land Rover në Kondinin, në Australisë Perëndimore, kur u përfshinë në aksident.

Çifti Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre fëmijët e tyre të mitur mbijetuan. Ata kishin mbetur të bllokuar në automjet me prindërit e tyre të vdekur me temperaturat e larta.

Familja prej pesë anëtarësh, përfshirë vajzën 5-vjeçe dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 2 dhe 1 vjeç, ishin raportuar të zhdukur një ditë më parë.

E mitura mësohet se i shpëtoi jetën vëllait të saj më të vogël duke e çliruar atë nga sexholino, ku e kishin vendosur prindërit në makinë.

“Nëse nuk do të ishte 5-vjeçari që i liroi rripat e sigurisë së sexholinos së 1-vjeçarit, ai nuk do të ishte me ne sot”, tha një i afërm i tyre. “Ajo ndoshta nuk do ta kuptojë këtë për disa vjet. Ata qëndruan në makinë për 55 orë në temperaturën 30 gradë celcius. Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar.”

Fëmijët u dërguan në spital me dehidrim të rëndë, tha policia, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.