Ëmbëlsirat që ua sollën të tjerët janë e vetmja shenjë që edhe tek familja Zeqiri ka Bajram.

Por familja pesë anëtarëshe Zeqiri nga Bair i Podujevës nuk e shtruan drekën e kësaj feste. Gjendja e vështirë ekonomike ua pamundëson këtë gjë.

Në këto ditë feste për gjithë besimtarët myslimanë kjo familje kërkon ndihmë për të ndërtuar shtëpinë në të cilën do të kenë edhe ujë të pijshëm.

Të gjithë ju që keni mundësi dhe dëshironi ta ndihmoni familjen Zeqiri mund ta bëni këtë duke e telefonuar në numrat e telefonit: 044105279 edhe 044757118.