Familja Mazreku nga Prizreni të mërkurën ka hapur të pame, kjo pasi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tyre ka ndodhur një krim i rënd.
Dyshohet se në shtëpinë e tij zyrtari policor S.M. vrau aksidentalisht vajzën e tij 21 vjeçare L.M e më pas qëlloi edhe vetën për vdekjen, njofton Klan Kosova.
Familjarët e të ndjerëve nuk deshën të flasin para kamerës por i thanë televizionit se zyrtari policor aksidentalisht qëlloi të bijën e tij pasi që ky i fundit ishte duke e pastruar armën para se të shkonte në punë.